Misioni dhe Organizimi
MISIONI I SHKOLLËS
Edukimi i elementeve te qytetarise dhe nxitja tek nxenesit e shprehive praktike, te te menduarit krijues dhe iniciatives me qellim pershtatjen e tyre ne tregun e punes.
Ne ofrojmë:
- Programe cilesore te pergatitjes profesionale
- Kompetenca per tregun e punes
- Mesues te kualifikuar
- Arsimim fleksibel
- Kushte te realizimit te praktikave (moduleve)
- Bashkepunim me bizneset
- Nxitje te aftesive sipermarrese per nxenesit
- Mundesi te shumta pjesemarrje ne aktivitete
- Argetim per nxenesit
- Prinderit jane pjesemarres kudo ne veprimtarine e shkolles
VIZIONI I SHKOLLËS
Shkolla jone tashme eshte e konfirmuar si shkolla qe pergatit punonjes te kualifikuar ne fushen e hotelerise dhe te turizmit ashtu si dhe ne fushen e teknologjise ushqimore duke ofruar cilesi ne pergatitje, kulture bashkepunimi, atmosfere miqesore, aktivitete te shumta dhe nje treg pune te garantuar.
Mësimdhënia dhe të nxënit
Në shkollën tonë mësimdhënia dhe të nxënit mbështeten në kurrikulin shkollor i cili bazohet në formimin e përgjithshëm dhe krijimin e personalitetit, realizimin e praktikave (moduleve), realizimin e formimit teorik dhe praktik të njohurive të profesionit, në teknologjinë e informacionit, të kreativitetit e të pavarsisë se nxenesit.
Kurrikuli shkollor zbatohet në një mjedis pozitiv që bazohet tek puna në grup e mësuesve për arritjen e një të nxëni efektiv. Përgatitja e materialeve mësimore nga vetë mësuesit e shkollës dhe përdorimi i mediave në mësim janë pjesë përbërese e kësaj pune.
Synohet për pjesemarrjen e bisnesit në konsultimet që zhvillohen në shkollë për përshtatjen e kurrikulit dhe te vleresimit te kompetencave profesionale te nxenesve me stadet aktuale te zhvillimit.
Cilësia
Garantimi i cilësisë në shkollë bazohet në përcaktimin e qëllimeve të qarta pedagogjike, në realizimin e tyre, reflektimin e vleresimin e vazhdueshëm për këto qëllime. Bazë e veprimtarisë së shkollës është orientimi ndaj shërbimeve hoteliere dhe turistike, industrise ushqimore si dhe përfshirja e bisnesit në veprimtaritë e shkollës, diskutimi mendimeve të reja në departamentin e mësuesve te profesionit, kreativiteti, risitë etj.
Zënia në punë e nxënësve, pasi mbarojnë shkollën, është tregues i punës sonë. Tregues i cilesise qe ofrojme, eshte edhe vetevleresimi i shkolles i realizuar me mbeshtjetjen e AKAFP dhe projektiteve te huaja qe mbeshtesin shkollat profesionale ne Shqiperi.
Ekonomia dhe shoqëria
Nxënësit tanë marrin pjesë në zhvillimet e shoqërisë. Ne iu krijojmë atyre mundësi për një ngritje profesionale. Ata realizojnë praktikat (modulet) në hotele e restorante cilësore si dhe ne linja prodhimi moderne, duke synuar arritjen e një niveli cilësor të kompetencës profesionale.
Realizimi i projekteve të mësuesve dhe nxënësve në shkollë prej disa vitesh është bere një ritual i zakonshem. Kemi realizuar nënshkrimin e marreveshjes së bashkëpunimit së shkollës me biznesin dhe synojme rinovimin e vazhdueshem te saj duke shtuar partneritetet e bashkepunimitet.
Ndërkombëtariteti
Si institucion i arsimit profesional, ne kemi një prezantim dinjitoz ne te gjitha veprimtarite evropiane dhe jemi pjesemarrës të suksesshëm në shumë aktivitete të AEHT. Synohet forcimi i zoterimit te gjuhës së huaj të profesionit për të siguruar mobilitetin e kompetencës profesionale jo vetëm në Shqipëri por edhe më gjerë.