Historiku i Shkollës

Shkolla e mesme profesionale “Teknologjike”, u hap për herë të parë ne vitin shkollor 1959-1960, me vendim te Keshillit te Ministrave Nr 454, date 03.07.1958, si nje shkolle e cila do te pergatiste punonjes te kualifikuar per industrine dhe ekonomine e asaj kohe.

Profilet qe ofroheshin ne ato vite ishin:

  1. Bulmet               
  2. Konserva
  3. Buke
  4. Sheqer-Alkool
  5. Kepuce
  6. Tekstil

Shkolla kishte ne ate vit 200 nxenes te rregjistruar sipas profileve te lartpermendura.

Numri i nxenesve qe kerkonin te studionin ne keto dege ishte vazhdimisht ne rritje. Stafi i mesuesve kishte nje pergatitje te larte shkencore dhe profesionale dhe nje pjese e konsiderueshme e tyre vinin nga nje pervoje e gjate ne prodhim.

Sistemi i shkolles ne ate kohe ishte 4 vjecar, per nxenes te moshes 14-18 vjec.

Drejtuese e pare e shkolles ishte Z. Tefta Qendro (Pano)  e cila drejtoi shkollen deri ne vitin 1964.

Mesuesit e pare te shkolles:

  • Bardhyl Hoxha
  • Bardhyl Salillari
  • Eleni Ndrenika
  • Hajri Haxhiu
  • Harilla Lloci
  • Lavdie Cela
  • Musa Dedej
  • Shpresa Kusaku
  • Maruf Haxhimusai
  • Skender Haxhihyseni

Ne vitet 1970, shkolla ”Teknologjike”, ishte nje nder shkollat me te kerkuara te Arsimit Profesional ne vend.

Nxenesit qe perfundonin studimet ne ato vite, kishin mundesine te fitonin kategori profesionale, si punonjes te kualifikuar ne industrite perkatese.

Ne vitet 1969-1970, shkolla kishte me pak profile.

Te tilla permendim: 

  1. Testil
  2. Kimi Inorganike
  3. Kimi Ushqimore
  4. Materiale Ndertimi

Qe nga viti 1959 deri ne vitin 2000, shkolla pergatiste punonjes te kualifikuar edhe ne deget Teknologji Kimike dhe Teknologji Ushqimore.

Ne vitin 2000, dega Teknologji Kimike u mbyll, per shkak te mungeses se kerkeses ne tregun e punes per keta punonjes, pasi industria kimike kishte vite qe pothuajse nuk funksiononte.

Pas ndryshimeve te medha demokratike qe ndodhen ne vitet 1990, filluan ndryshime te dukshme edhe ne arsimin profesional shqiptar.

Ne vitet 1995, kur shume donatore te huaj shprehen deshiren per te kontribuar ne zhvillimin e arsimit profesional dhe pas nje studimi te hollesishem te trendeve te zhvillimit te ekonomise shqiptare, pak vite pas shembjes se rregjimit komunist, u pa e nevojshme shtimi i listes se profesioneve qe duhet te ofronin shkollat profesionale, per t’iu pergjigjur me mire ekonomise qe po rimekembej gradualisht dhe kerkesave te tregut te punes.

Keshtu u konstatua se nje nder deget me zhvillimin me te madh dhe me tendence zhvillimi ne rritje te vazhdueshme, ishte turizmi. U propozua hapja per here te pare ne Shqiperi e nje drejtimi mesimor te hotelerise dhe turizmit e cila u konkretizua ne vitin 1995-1996, fale nje bashkepunimi mes qeverise shqiptare dhe asaj austriake. Ky drejtim mesimor do te furnizonte me punonjes te kualifikuar dhe drejtues sektoriale te gjitha agjencite turistike, hotelet dhe restorantet qe po ndertoheshin vazhdimisht dhe kudo neper Shqiperi. Deri ne ato kohe pergatitja e ketyre punonjesve ishte bere me ane te disa kurseve ose rastesisht, nga pervoja e disa njerezve direkt ne pune.

Industria e mikpritjes, u vleresua nga donatori austriak, i cili vendosi te pilotonte shkollen tone, si nje industri ne zhvillim dhe si nje mundesi e mire per te rritur te ardhurat kombetare, per te punesuar nje numer te madh te rinjsh te papune dhe per te rritur nivelin ekonomik te familjeve shqiptare.

Ne vitin 1996-1997, u hap viti i pare ne kete profil, prane shkolles “Teknologjike”, pasi u konsiderua se Tirana, ofronte shanse te shumta per faktin e te qenit kryeqytet, qytet me histori, kulture dhe tradite te vjeter, qyteti i aktuiviteteve te medha qeveritare dhe politike, por edhe per punesimin e te rinjve qe do te perfundonin studimet ne kete dege si dhe per te vleresuar ecurine dhe suksesin e projektit pilot.

 

NENSHKRIMI I MARREVESHJES SE BASHKEPUNIMIT

Përballimi i kërkesave të tregut për punonjës të shkolluar profesionalisht, erdhi si rrjedhim i nënshkrimit të marrëveshjes së partneritetit mes qeverisë shqiptare dhe asaj austriake, më 14 dhjetor 1998, marrëveshje e cila parashikonte bashkëpunimin e shkollave homologe hoteliere nga të dy vendet respektive. 

Ne baze te marreveshjes se bashkepunimit, MASH dhe pala austriake moren persiper pershtatjen e infrastruktures shkollore, hartimin e programeve mesimore, furnizimin me baze materiale dhe mjete pune, ngritjen e ambjenteve te praktikave, trajnimin e  mesuesve dhe drejtuesve te shkolles, ngritjen e bashkepunimit me bizneset te fushes se hotelerise dhe turizmit, marketingun dhe promovimin e  shkolles si dhe hartimin e materialeve mesimore qe do te luanin rolin e teksteve qe ne ate kohe mungonin ne shkolle.

Kontribut te veçante ne konkretizimin dhe zbatimin e marreveshjes ka dhene projekti austriak, nepermjet zyres per arsim ne Tirane, Kultur - Kontakt, Austria. Ne vitet 1997-2007, jane realizuar aktivitete trajnimi te gjitheanshem me mesuesit dhe drejtuesit, kryesisht ne Austri por  edhe ne Shqiperi.

Ne vitin e pare te hapjes, ne kete dege, filluan studimet 29 nxenes, numer i cili vazhdoi te rritej ne menyre te konsiderueshme nga viti ne vit.

 

Marrëveshja e Partneritetit me Austrinë

Në vitin 1998 u nënshkrua një marrëveshje partneriteti mes dy qeverive, asaj shqiptare dhe austriake e cila kishte si qëllim bashkëpunimin disavjeçar të shkollës “Hoteleri–Turizëm”, Tiranë me shkollën partnere të hotelerisë në Krems - Austri. Ky bashkëpunim do të financohej nga qeveria  austriake dhe mbështetej nga qeveria shqiptare.  

Marrëveshja e bashkëpunimit dhe partneritetit do të ofronte mundësi bilaterale mësimdhënie për mësuesit e të dy shkollave, organizimin e konferencave vjetore si dhe shkëmbime të informacioneve dhe materialeve mësimore dhe do të ndihmonte gjithashtu edhe në garantimin e tregut të punës me punonjës të kualifikuar si një mundësi për të pasur një ngritje cilësore në zhvillimin turistik të vendit.

Marrja e përvojës perëndimore të mësimdhënies nga mësuesit e shkollës si dhe mundësitë e zhvillimi të mësimit praktik profesional në të dy shkollat respektive nga specialistët austriakë, do të shërbente si një përvojë e mirë edhe në shkolla të tjera, të cilat parashikoheshin për tu hapur edhe në rrethe të tjera me potencial turistik. Propozimi nga pala austriake dhe më tej krijimi i departamentit të “Hoteleri-Turizmit”, bënë të mundur realizimin e bashkëpunimit të shkollës me bizneset dhe partnerët socialë nëpërmjet nënshkrimit të një marreveshje bashkëpunimi mes palëve.

Qëllim final i kësaj kontrate, ishte realizimi i praktikave profesionale (moduleve) në biznes, si një mundësi e madhe zhvillimi, si dhe orientimin e tyre për gjetjen e vendeve të punës pas përfundimit të studimeve në shkollë. Do të synohej gjithashtu rritja e cilësisë së shkollimit nëpërmjet trajnimeve të nxënësve  gjatë kryerjes së praktikave në biznes duke pasur parasysh faktin se biznesi ofron më shumë mundësi trajnimi profesional bashkëkohor dhe teknologji e infrastrukture moderne.

Menjehere pas nenshkrimit te marreveshjes, shkolla vuri ne dispozicion ambjentet e saj per krijimin e reparteve te praktikave profesionale si kuzhine, restorant dhe recepsion.

Ministria e Arsimit dhe Shkences, e mbeshteti projektin duke kontribuar ne krijimin e infrastruktures se nevojshme shkollore. Me vone, keto ambjente u shtuan ne numer dhe u plotesuan me mjete dhe pajisje profesionale, te sjella nga pala austriake, sipas marreveshjes se bashkepunimit.

Pas disa vitesh, shkolla kishte nje infrastrukture te pershtatshme dhe nje personel te kualifikuar per te pergatitur tashme punonjes te kualifikuar edhe ne fushen e hotelerise dhe te turizmit, krahas profileve te tjera te konsoliduara. Mjediset dhe cilesia e mesimdhenies si dhe pergatitja e planeve dhe materialeve mesimore, çuan ne nje pergatitje cilesore te nxenesve  si dhe nje rritje te numrit te nxenesve te punesuar prane bizneseve.

Keto u pasuan me rritje te kerkesave te nxenesve per te studjuar ne shkollen tone, kerkesa te cilat ne disa raste jane refuzuar per shkak te mungeses se kapaciteteve te realizimit te praktikave profesionale ne shkolle.Qe nga viti 2002 shkolla ofron dy dege:

Aktualisht numri i nxenesve sipas Degeve eshte:

  1. Hoteleri – Turizem                              
  2. Teknologji Ushqimore    

 Ne vitin 2000, duke pare kerkesat  e  medha te nxenesve per te studiuar ne degen “Hoteleri – Turizem” si dhe duke e vleresuar projektin e realizuar nga Kultur-Kontakt te suksesshem nga prinderit, nga vete donatori por edhe nga biznesi, drejtoria e shkolles i kerkoi MASH, ndryshimin e emrit nga shkolla “Teknologjike”, ne shkolla “Hoteleri – Turizem”, kerkese e cila u pranua.

Ne vitin 2004-2005, Kultur – Kontakt, Austria, beri nje studim per ecurine e projektit dhe rezultatet e marra treguan se ky pilotim kishte qene plotesisht i suksesshem. Keshtu u vendos qe projekti te kishte vazhdimesi ne vitet e mepasme 2005-2007, duke realizuar te gjitha veprimtarite e planifikuara per kete qellim.

Gjate ketyre viteve shkolla po prezantohej kudo ne aktivitete brenda vendit si panaire, ekspozita konkurse etj, dhe filloi te ofronte edhe sherbime per komunitetin.

Deri ne vitin shkollor 2008-2009,  shkolla ofronte nje strukture 3+2 vjecare te pergatitjes se nxenesve ne te dy Drejtimet mësimore.

Ne Drejtimin “Hoteleri-Turizem”, ne Nivelin e pare te shkollimit (3-vjecar), pergatiteshin punonjes per industrine hoteliere (kuzhinire, recepsioniste, kamariere, bariste, punonjes kati), ndersa ne Nivelin e dyte (+2 vjecar), pergatiteshin menaxhere per tregun hotelier dhe turistik te vendit.

Ne Drejtimin “Teknologji Ushqimore”, ne nivelin e pare te shkollimit pergatiteshin punetore te kualifikuar ne industrine ushqimore, ndersa ne nivelin e dyte, drejtues te sektoreve te kesaj industrie, ne disa profile si pije-konseva, bulmet-mish dhe prodhime brumi.

Ne vitin 2009-2010, me ndryshimet qe ndodhen ne Arsimin Profesional, shkolla tashme ka nje strukture 2+1+1 vjecare, cka do te thote me shume fleksibilitet per ne tregun e punes dhe te shkollimit.

Me sistemin e ri, brenda Profileve te medha do te kete specializime te ngushta, si Kuzhinier-pasticier, Barist-kamarier, Recepsionist-guidator etj, si dhe profile te industrise ushqimore, Perpunim brumi, Prodhimi i pijeve alkoolike, Perpunim qumeshti.

Ne vitin 2000, shkolla u anetaresua edhe ne AEHT (Shoqata e Shkollave Hoteliere Evropiane).

Fale ketij anetaresimi, qe nga viti 2000, shkolla merr pjese rregullisht ne shume aktivitete te organizuara nga kjo shoqate, ne vende te ndryshme, (konkurse, trajnime mesuesish, panaire si dhe ne mbledhjet e pervitshme te drejtoreve te shkollave hoteliere).

 

Aktivitete ku shkolla jone ka qene e prezantuar dhe konkurrente:

  • Viti  2005  ---  Portugali, panairi gastronomik i fundvitit
  • Viti 2006  ---   Suedi, panairi gastronomik i fundvitit
  • Viti 2007  ---   Austri, panairi gastronomik i fundvitit
  • Viti 2008  ---   France, panairi gastronomik i fundvitit
  • Viti 2006  ---   Poloni, panairi gastronomik i fundvitit
  • Viti 2007  ---   Panairi i Firmave Ushtrimore, Salcburg, Austri
  • Viti 2010  ---   Panairi i Firmave Ushtrimore, Sarajeve, Bosnje Hercegovine


Nderkohe shkolla ka qene pjesemarrese ne te gjitha eventet dhe konkurset e organizuara ne Shqiperi.

  • Viti 2006  ---   Panairi i Firmave Ushtrimore, Tirane, Fitues vendi i pare dhe i dyte    
  • Viti 2008  ---   Panairi i Firmave Ushtrimore, Tirane, Fitues vendi i dyte
  • Viti 2010  ---    Panairi i Firmave Ushtrimore, Sarajeve, Bosnje – Hercegovine
  • Viti 2011  ---  Panairi i Firmave Ushtrimore, Prishtine, Kosove

Jane te shumta miniprojektet e realizuara nga Kultur-Kontakt me mesuesit tane, si dhe projekte te tjera te huaja qe mbeshtesin Arsimin Profesional ne Shqiperi.

Pjesemarrjet e vazhdueshme dhe ritmike ne aktivitete profesionale, i kane dhene mundesine stafit te shkolles, te shkembeje ide dhe te fitoje pervoje, duke i transmetuar keto tek mesuesit e rinj apo koleget e tyre te shkollave te tjera ne vend.

Mesuesit e shkolles jane hartues te programeve mesimore, skeletkurrikulave dhe te shume materialeve profesionale, qe sherbejne qe nga viti 1997, per te gjithe sistemin e shkollave te hotelerise ne Shqiperi dhe te Teknologjise Ushqimore.

Ato jane trajnere te certifikuara dhe autore tekstesh.

Mesuesit e shkolles dhe nxenesit tone, jane pjese e shume projekteve te realizuara ne arsimin profesional ne vend dhe tejet te vleresuar ne keto pjesemarrje dhe prezantime.

Në vitin 2002 pas hartimit të ligjit te ri për Arsimin Orofesional, pati ndryshime te dukshme ne sistemin e arsimit profesional. Qëllimi i hartimit të këtij ligji ishte mbështetja e zhvillimit të një sistemi të përbashkët të Arsimit dhe Formimit Profesional në Republikën e Shqipërisë, i cili mund tu përshtatej ndryshimeve shoqërore, ekonomike e teknologjike, nevojave të tregut të punës, si dhe  do të mundësonte një shfrytëzim optimal të burimeve financiare, njerëzore dhe infrastrukturore.

Ky ligj, vendosi parimet themelore, strukturën, organizimin dhe administrimin e Arsimit dhe Formimit Profesional, mbështetur në bashkëpunimin e institucioneve shtetërore e qeveritare me partnerë socialë dhe aktorë të tjerë në fushën e Arsimit Profesional.

Gjithashtu ai përcaktoi objektivat kryesore të sistemit të arsimit dhe formimit profesional, të cilat kishin si qëllim të zhvillonin karakteristikat personale kryesore të individit, të nevojshme për veprimtarinë e tij të ardhshme profesionale dhe ekzistencën e pavarur brenda një shoqërie të bazuar në parimet e demokracisë dhe të ekonomisë së tregut.

Ligji krijonte kushte për Arsimim Profesional, me qëllim aftësimin e individit për t’iu përshtatur ndryshimeve dhe kërkesave të tregut të punës.

Ne vitin 2002 ky ligj u pershtat me nevojat aktuale te zhvillimit te AFP. 

 

SHKOLLA JONE SOT

Ne vitin 2009, pas nje rikonstruksioni te plote, shkolla nderroi totalisht pamjen e saj. U krijuan mjedise te reja dhe me infrastrukture shkollore te kompletuar, çka ka bere qe volumi me i madh i oreve mesimore (moduleve) te realizohen brenda shkolles ne kushte dhe me mjete bashkekohore, ne te dy deget.

Tashme shkolla ka ambjente jo vetem per mesimdhenie, por edhe Kabinete te shumta lendore, Salle konferencash, Biblioteke, Restorante, Bar, Kuzhine, Lavanteri, Dhoma e hotelit, Repart prodhim pijesh, Repart prodhim buke dhe embelsirash, Repart perpunim qumeshti, Palester etj, ku nxenesve dhe mesuesve i jane krijuar mundesi per te realizuar dhenien e shprehive praktike, ne sherbim te procesit mesimor-profesional dhe edukativ dhe formimit te qytetarit te ri evropian.

Ritmet e larta të punësimit të nxënësve të shkollës në vite (veçanerisht nxenesit e drejtimit hoteleri-turizem) tregon per suksesin e shkolles ne pergatitjen e punonjesve te ardhshem te industrise turistike dhe ushqimore.

Shifrat e larta të punësimit kanë bërë të mundur që përfaqësuesit e biznesit të jenë të pranishëm gjatë hartimit të kurrikulave shkollore, vlerësimit të nxënësve në provime dhe si anëtarë të bordit drejtues, duke shfaqur interes të madh për përgatitjen e një brezi të ri të shkolluar mirë dhe profesionalisht të përgatitur.

Komunikimi me bizneset dhe realizimi i aktiviteteve të përbashkëta me ta, ka qenë synimi kryesor i drejtorise se shkollës dhe departamenteve, gjate hartimit te planeve te zhvillimit te saj.

Ne vitet e fundit, nuk ka munguar edhe ndihma e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, e cila nëpërmjet marrëveshjeve të nënshkruara ka lehtësuar bashkëpunimin dhe komunikimin me bizneset dhe partnerët socialë, në të cilën merret në konsideratë fakti se Arsimi Profesional në Shqipëri luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë dhe se Shqipëria po ndesh në sfida të mëdha në rrugën e saj për të qenë një vend konkurues në tregjet botërore. Në këtë drejtim burimet njerëzore janë kusht thelbësor për ta bërë ekonominë tërheqëse dhe konkuruese dhe këtu arsimi profesional luan rol të rëndësishëm.

Duke u përqëndruar tek të nxënit gjatë gjithë jetës, Korniza Shqiptare e Kualifikimeve, e përshtatshme dhe e konvertueshme edhe për tregun europian, si dhe përmirësimi i aftësive për të kërkuar punë dhe punëtorë të kualifikuar, hapin rrugën për të zhvilluar bashkëpunimin arsim-biznes, bashkëpunim që para viteve ’90 pothuajse mungonte në Shqipëri.

Nje pjese e rendesishme e procesit mesimor ne shkollen tone eshte dhe realizimi i praktikave profesionale (Moduleve) prane bizneseve perkatese. Ky bashkepunim tashme eshte i institucionalizuar dhe funksionon normalisht.

Mesuesit tane qe ndjekin praktikat prane bizneseve, mbajne kontakte me drejtuesit e kompanive dhe transmetojne prane shkolles te gjithe informacionin e grumbulluar ne menyre ritmike, per te permiresuar komunikimin dhe bashkepunimin me keto biznese. Tashme shkolla ka nje data base te dhenash per keto praktika te nxenesve ne vite.

 

NXENESIT TANE STUDIOJNE DHE PUNOJNE

Sot nxenesit dhe ish nxenesit tane i gjen kudo, ne Shqiperi dhe jashte saj. Ata jane profesioniste te kerkuar kudo ne tregun e punes, por edhe studente ne Shqiperi dhe Evrope si Itali, Angli, Gjermani, Poloni, Rusi etj.

Krahas procesit mesimor dhe realizimit te praktikave ne biznes, shkolla i kushton nje vemendje te veçante edhe aktiviteteve artistike dhe sportive, si pjese e rendesishme e edukimit, argetimit dhe çlodhjes se nxenesve tane.

Grupi artistik dhe ekipet sportive te shkolles, vazhdojne te jene krenaria e shkollave te mesme te Tiranes, fitues çdo vit te kupave, çmimeve te para apo çmimit te karrieres.  

 

GRUPI EKOLOGJIK I SHKOLLES

Nxenesit e shkolles sone marrin pjese ne çdo projekt dhe ne cdo aktivitet qe ka lidhje me mjedisin,  ruajtjen dhe pasurimin e tij. Keto aktivitete jane pjese e formimit te tyre profesional, nisur nga fakti se nuk mund te zhvillohet turizmi dhe te prodhohen produkte ushqimore cilesisht te kontrolluara, pa ruajtur dhe pasuruar mjedisin.

Vitet e fundit, shkolla dhe grupi ekologjik jane perfshire ne projekte per i gjelberimin, projeket te cilat jane mbeshtetur nga OBT, Ministria e Arsimit dhe Shkences si dhe Drejtoria Arsimore Rajonale e Tiranes.