Shkolla e Mesme HOTELERI - TURIZEM

Shkolla e Mesme HOTELERI - TURIZEM, Tiranë është tashmë e konfirmuar si shkolla që përgatit punonjës të kualifikuar në fushën e Hotelerisë dhe të Turizmit ashtu si dhe në fushën e Teknologjisë ushqimore duke ofruar cilësi në pergatitje, kulturë bashkëpunimi, mjedis miqësor, aktivitete të shumta dhe një treg pune të garantuar.

Mësimdhënia dhe të nxënit në shkollë mbështeten në kurrikulin shkollor që bazohet në formimin e përgjithshëm, krijimin e personalitetit, realizimin e praktikave, realizimin e formimit teorik dhe praktik të njohurive të profesionit, në teknologjinë e informacionit, të kreativitetit e të pavarsisë së nxënësve.

Garantimi i cilësisë në shkollë bazohet në përcaktime të qarta pedagogjike, në realizimin e tyre, reflektimin e vlerësimin e vazhdueshëm për këto qëllime. ž

Bazë e veprimtarisë së shkollës është orientimi ndaj shërbimeve hoteliere dhe turistike, industrisë ushqimore si dhe  përfshirja e bisnesit në veprimtaritë e shkollës, diskutimi mendimeve të reja në departamentin e mësuesve profesionit, kreativiteti, risitë etj.

žSi institucion i arsimit profesional, Shkolla e Mesme e HOTELERI TURIZEM, ka realizuar një prezantim dinjitoz  në të gjitha veprimtaritë europiane dhe pjesëmarrje të suksesshëm në shumë aktivitete të AEHT. ž

Synohet forcimi i zotërimit të gjuhës së huaj të profesionit për të siguruar mobilitetin e kompetencës profesionale jo vetëm në Shqipëri por edhe më gjerë.

Galeria Fotografike